Ideja e Mickoskit për ndryshimin e stemës së shtetit, Kasami shpreh gatishmëri!

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 11:59 Përditësuar

Ideja e Mickoskit për ndryshimin e stemës së shtetit, Kasami shpreh gatishmëri!

 Kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami ka komentuar idenë e kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimin e stemës së shtetit.

Kasami thotë se janë të hapur për të biseduar për një pako që do të përfshinte edhe ndryshimin e himnit dhe të definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë.

“Ne duam që të reflektojmë kohën e re, dhe ajo është Maqedonia pjesë e familjes europiane. Do të kishim qenë të gatshëm që të flasim për një paku ku sigurisht do të kishte qenë në shqyrtim edhe stema, edhe çështja e himnit por edhe çështja e ndryshimeve të tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve apo me çështjen e definimit jo të përshtatshëm të gjuhës shqipe në kushtetutë, si gjuha e 20%-shit”, deklaroi Kasami.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 11:59 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media