VMRO-DPMNE mohon që ndonjëherë të ketë biseduar për ndryshimin e himnit

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 22:34

VMRO-DPMNE mohon që ndonjëherë të ketë biseduar për ndryshimin e himnit

VMRO-DPMNE-ja mohon që ndonjëherë të ketë biseduar për ndryshimin e himnit. “As nuk është biseduar dhe as nuk do të bisedohet në të ardhmen. Qytetarët mund të jetë të qetë. Koha e humbjes dhe dështimeve të BDI-së dhe LSDM-së për të gjitha temat, me qëllim që të fshihet krimi, ka kaluar” thonë nga partia në pushtet.

Nga VMRO-DPMNE shtojnë se BDI-ja matrica e etnizimit të të gjitha temave të rëndësishme si dhe ping-pong politika e LSDM-së, duhet të përfundojë.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha të mërkurën se së bashku me partenerët e tij të koalicionit VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës së Maqedonisë së Veriut. “Ne jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kemi stemën e vjetër shtetërore, me disa modifikime të vogla”, tha Mickoski, duke theksuar nevojën e harmonizimit me standardet moderne heraldike.

Kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami ka komentuar idenë e kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimin e stemës së shtetit, por edhe himnit dhe 20%.

“Ne duam që të reflektojmë kohën e re, dhe ajo është Maqedonia pjesë e familjes europiane. Do të kishim qenë të gatshëm që të flasim për një paku ku sigurisht do të kishte qenë në shqyrtim edhe stema, edhe çështja e himnit por edhe çështja e ndryshimeve të tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve apo me çështjen e definimit jo të përshtatshëm të gjuhës shqipe në kushtetutë, si gjuha e 20%-shit”, deklaroi Kasami.

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 22:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media