Shenaj Musli Selmani zgjidhet Kryetare e asamblesë së gruas në Dollnen

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 22:57

Shenaj Musli Selmani zgjidhet Kryetare e asamblesë së gruas në Dollnen

Me moton “Gruaja Guxon dhe Ndryshon”, sot u mbajt u mbajt kuvendi zgjedhor i Asamblesë së Gruas pranë degës ASH-së në Dollnen. Kryetare e asamblesë së degës Dollnen u zgjodh znj. Shenaj Musli Selmani, shkruan Flaka Media

Në vazhdën e kuvendeve të Asamblesë së Gruas pranë ASH-së, me moton “Gruaja Guxon dhe Ndryshon”, kryetare e asamblesë së degës Dollnen u zgjodh znj. Shenaj Musli Selmani. Urime e suksese”, shkruan Taravari, i cili po ashtu sot mori pjesë në kuvendin e Asamblesë së Gruas së Aleancës për Shqiptarët në Dibër.

Me këtë rast, Kryetare e Asamblesë së Gruas së Aleancës për Shqiptarët në Dibër është zgjedhur Afërdita Kërçishta. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 22:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media