Zhgënjim i Ballkanit Perëndimor nga Europa. Ja thotë eurodeputetja Brempt!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shkurt, 2025 18:40

Zhgënjim i Ballkanit Perëndimor nga Europa. Ja thotë eurodeputetja Brempt!

Në një intervistë ekskluzive për TV21, eurodeputetja Katlin van Brempt tha se ajo mbështet përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së, pasi në një situatë të tillë vjen deri te zhgënjimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë pjesë e Unionit.

“Situata është shumë e ndërlikuar. Shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor janë të zhgënjyer nga Europa sepse procesi i zgjerimit është vonuar. E kuptoj këtë. Prandaj, unë jam për përshpejtimin e procesit. Përshpejtimi nuk nënkupton neglizhencë. Shtetet duhet të jenë të përgatitura, por, natyrisht, ne mund të përshpejtojmë procesin. Nga ana tjetër, të marrim Serbinë si shembull. Qeveria po merr gjithnjë e më shumë qëndrim antievropian dhe po sillet në mënyrë antievropiane”, tha eurodeputetja Katlin Brempt.

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shkurt, 2025 18:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media