Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra. Ja informacionet e fundit!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Mars, 2025 21:39 Përditësuar

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra. Ja informacionet e fundit!

Një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Trabotivishtë e Dellçevës – Maqedoni e Veriut ka përfunduar në Spitali pasi është helmuar me barëra, të cilat i ka pirë larg syve të prindërve, transmeton TV21.

Sapo e kanë vërejtur familjarët, fëmijën me Ndihmë të shpejtë e kanë dërguar në Spitalin e përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar – Koçan, nga ku, për shkak të seriozitetit të helmimit është dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup për mjekim të mëtejm.

Ndërkohë, vazhdon vëzhgimi i fëmijës pesëvjeçar nga Dellçeva, i cili mbrëmë ka gëlltitur dy tableta kundër depresionit për të rritur dhe më pas është pranuar në Klinikën e fëmijëve në Shkup.

“Fëmija pesëvjeçar nga Dellçeva mbrëmë është pranuar me autoambulancë në Klinikën e fëmijëve në Shkup, me informatë se ka marrë dy tableta antidepresiv për të rritur. Fëmija u shtrua në gjendje relativisht të qëndrueshme, i monitoruar dhe në shërbim me parametra të qëndrueshëm. Sot vazhdojmë ta vëzhgojmë fëmijën deri nesër, dhe nëse gjithçka është në rregull, fëmija do të lëshohet për në shtëpi”, deklaroi për MIA-n, drejtori i Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, dr. Rexhep Memedi.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Mars, 2025 21:39 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media