Normalizohet qarkullimi në autostradën Tetovë – Gostivar
Lidhja Automote e Maqedonisë ka njoftuar se është normalizuar qarkullimi në autostradën Tetovë – Gostivar, përcjell TV21.
Kujtojmë që kjo autostradë ishte në bllokadë për shkak të një aksidenti tragjik.
Ndryshe, sot (03.04.2025) në ora 15:50 në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të pasagjerëve “Pezho” me targa të Ohrit, drejtuar nga G.V. (47) nga Ohri dhe automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Republikës së Sllovenisë, i drejtuar nga A.A. (19) nga fshati Gradec i Gostivarit.
Pasagjerja në veturën ,,Pezho” D.M.(81) nga Ohri, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës së Gostivarit, ndërsa lëndime të rënda trupore kan pësuar janë V.V. (47) dhe S.V. (69) nga Ohri, bashkëudhëtarë në automjetin “Pezho”, të cilët me automjet të Shërbimit të Emergjencës Mjekësore janë transportuar në Qendrën Urgjente Gostivar për ndihmë mjekësore.
Inspektimin në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit shoferi A.A. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.