LSDM: Gjithçka është shtrejtuar – marzhat s’kanë efekte, mungojnë kontrollet!
LSDM-ja ka inspektuar çmimet e produkteve nëpër markete. Sipas tyre, konkluzioni është zhgënjyes. Jo vetëm që nuk ka ulje të çmimeve por tek pjesa më e madhe e prodhimeve ka rritje të çmimeve.
Socialdemokratët thonë se politikat qeveritare me marzhat s`kanë efekte, por mungojnë edhe kontrollet e ashpra që u paralajmëruan nga Qeveria.
“Ja si është realiteti me të cilën përballen qytetarët për çdo ditë nëpër shitoret;
1.Vezët sërish janë rritur për rreth 100 den, madje ka deri në 140 den për një paketim. Ishin 75 deri 80 denarë.
2.Jogurti me 3.2% yndyrë është 72 den e më lartë.
3.Qumështi gjithashtu është rritur dhe lëviz nga 70 deri 80 denarë.
4.Djathi është rritur dhe shitet nga 440 deri 650 denarë.
5.Kaçkavali tashmë është luks për qytetarët dhe thuajse nuk ka nën 600 denarë.
6.Sheqeri është shtrenjtuar, një kilogram shitet për 57 denarë.
Edhe prodhimet tjera janë shtrenjtuar, bizelet, fasulja, gjithçka është shtrenjtuar kurse këtë qytetarët e ndjejnë për çdo ditë dhe e shohin nëpër shitoret dhe marketet.