Nga marsi paga minimale rritet për 1.800 denarë, 500 euro nuk ka shanse

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 00:12 Përditësuar

Nga marsi paga minimale rritet për 1.800 denarë, 500 euro nuk ka shanse

Paga minimale nga muaji mars do të rritet për rreth 1.800 denarë dhe do të jetë 24.400 denarë, përkatësisht aq sa është paraparë me harmonizimin ligjor. Qeveria ka deklaruar se nuk do të subvencionojë kontributet që të arrihet niveli i pagës minimale prej 500 eurove.

Sindikata kërcënoi me grevë. Beteja për pagën minimale ka marrë një dimension tjetër – është shndërruar në fushëbetejë për luftë politike se e kujt është sindikata, por edhe për shkatërrimin e besueshmërisë së LSM-së. Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka sulmuar ashpër duke pohuar se të gjitha kërkesat e LSM-së janë politike dhe i ndjekin tezat e LSDM-së.

“LSM nuk ka më kredibilitet, LSD ka konfirmuar se ata e koordinojnë sindikatën. Sllobodan Trendafillov është një person që ia ka borxh LSD-së për vendosjen e tij të paligjshme në postin e kryetarit të LSM-së. Trendafillov një periudhe të gjatë nuk pasqyron idetë dhe nevojat e punëtorëve, por ato të LSD-së. VMRO-DPMNE ka zbuluar se Trendafillov ka pasur takime me LSD-në dhe është në kontakt të vazhdueshëm dhe me Levicën, ndërsa LSD ka dalë dhe e ka pranuar këtë”, tha Brane Petrushevski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Me akuza doli edhe ish lideri i LSM-së, Zhivko Mitrevski, i cili ishte në krye të LSM-së gjatë kohës së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski. Kërkon që Qeveria të ndalojë negociatat me LSM-në, madje pohon se i pari i Sindikatës, Sllobodan Trendafillov nuk është legjitim.

“Informacionet më të reja që kemi marrë në lidhje me joligjitimitetin e Sllobodan Trendafillovit, e konfirmojnë përsëri tezën se ai ka falsifikuar dokumente, në aspekt të asaj që është paraqitur si person i autorizuar për përfaqësim dhe ka nënshkruar dokumente për thirrjen e Kongresit ku pretendon se është zgjedhur ai, me delegatë që nuk mund të ishin delegatë”, u shpreh Zhivko Mitrevski – ish-kryetar i LSM-së.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 00:12 Përditësuar