Edhe dy të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në Suedi
Ambasada e Suedisë në faqen e saj në Fejsbuk njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit edhe tre të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në spitalin Karolinska në Suedi.
“Mbrëmë në orën 03:30, fluturimi për evakuim mjekësor nga ekipi i Klinikës Universitare Karolinska u nis nga Shkupi, duke bartur edhe dy pacientë në Stokholm për trajtim mjekësor. Suedia solidarizohet me Maqedoninë e Veriut pas zjarrit tragjik të fundjavës. Mendjet tona mbetem me të gjithë të prekurit”, qëndron në njoftimin e Ambasadës së Suedisë.
Në Suedi për momentin gjenden katër të lënduar në zjarrin në Koçan në të cilin humbën jetën 59 persona, ndërsa 176 janë lënduar.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme publikoi numra telefoni për kontakt 24/7 në shtetet ku ka të shtetas të lënduar maqedonas. Për Suedi numri kujdestar i telefonit është е +46 701844605 dhe +46 768792019.