Reisul ulema i BFI-së: Nata e Kadrit, natë e pranimit të lutjeve

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 22:14

Reisul ulema i BFI-së: Nata e Kadrit, natë e pranimit të lutjeve

Sonte po e perjetojmë natën më të madhe të Muajit të bekuar të Ramazanit – Natën e Kadrit. Më e vlefshme se një mijë muaj. Në te zbresin melektë e Zotit. Është paqe gjatë tërë kësaj nate.

Është një hapsirë kohore vendimtare e besimtarit që vendos para Zotit të Madhërishëm dhe në prezencë të melekëve se do e reformojë veten e tij drejt formimit të personalitetit të shëndoshë për t’i dhënë dritë vetvetes, familjes dhe shoqërisë për të qenë i ditur, i moralshëm, i urtë, bujar, solidar dhe fuqishëm i lidhur me Zotin e Madhërishëm.

Në ambijentin e kurorës së vitit – Natën e Kadrit afërsia me Zotin mundëson t’i drejtojmë lutjet tona të cilat fuqishëm pranohen tek I Madhi Zot.

Urime na qoftë të gjithëve kjo natë e madhe e Kadrit.

Reisul ulema i BFI

H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 22:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media