Kasami: S’kam argumente për ndërhyrjen eventuale të Edi Ramës në përçarjen e VLEN-it

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2025 22:46

Kasami: S’kam argumente për ndërhyrjen eventuale të Edi Ramës në përçarjen e VLEN-it

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, thotë se nuk ka argumente për ndërhyrjen eventuale të kryeministrit shqiptar Edi Rama në përçarjen e koalicionit VLEN, që ndodhi vetëm disa ditë pas takimit që patën presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Mejdani, me liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Sa i përket kryeministrit të Shqipërisë, unë nuk kam fakte dhe argumente se është pjesë e kësaj loje dhe nuk mund të drejtoj gishtin edhe përkundër faktit që unë në momente të caktuara kam shprehur mendimin tim se ndoshta për shkak të lidhjeve të gjata të bashkëpunimit institucional, në momente të caktuara e kemi pasur ndjesinë se kryeministri Rama është afër BDI-së, afër Ali Ahmetit, por po them edhe një herë se unë nuk kam argument për të drejtuar gishtin nga kryeministri Rama për përçarjen që po ndodh në këtë rast me largimin e Arben Taravarit”, tha Kasami në një intervistë për gazetën LAJM.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2025 22:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media