Ahmeti: Nderim për Azgan Haklajn dhe të gjithë bashkëveprimtarët e tij

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2025 21:55

Ahmeti: Nderim për Azgan Haklajn dhe të gjithë bashkëveprimtarët e tij

Sot në Tetovë nën organizimin e SHVL të UÇK-së, u mbajt një akademi solemne kushtuar heronjve të heshtur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, atyre që pa zë, por me zemër të madhe, dhanë gjithçka për çështjen kombëtare – deri në vetëflijim.

Kjo akademi, e para e këtij lloji, iu kushtua veprimtarit të shquar dhe atdhetarit të madh, Azgan Haklaj, njëri prej figurave më të ndritura që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Lavdi të përjetshme heronjve të heshtur! Nderim për Azgan Haklajn dhe të gjithë bashkëveprimtarët e tij!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2025 21:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media