Strugë: Futbollistët e Gostivarit sherr me policinë, përfundojnë në stacion!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2025 22:07

Strugë: Futbollistët e Gostivarit sherr me policinë, përfundojnë në stacion!

Kaos i vërtetë në Strugë, ku skuadra vendase Struga TL dhe Gostivari barazuan 1:1.

Ky rezultat nuk u përshtati mysafirëve, dhe pas ndeshjes, siç shihet në fotografitë dhe videon, ndodhi një përleshje pranë dhomave të zhveshjes në stadiumin e Strugës, transmeton strugalajm.com.

Në ato momente, disa lojtarë të Gostivarit sulmuan zyrtarë të MPB-së dhe menjëherë u shoqëruan në stacionin policor.

Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që persona nga Gostivari përfundojnë në polici – kujtojmë se një rast i ngjashëm ndodhi edhe disa javë më parë në Kavadar.

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2025 22:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media