BDI-ja e Gostivarit mbledh ish-bartësit e funksioneve nga viti 2002

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Prill, 2025 20:47

BDI-ja e Gostivarit mbledh ish-bartësit e funksioneve nga viti 2002

Në kuadër të aktiviteteve të Shtabit Politik të Degës së BDI-së në Gostivar, sonte u mbajt një takim i veçantë me ish-bartësit e funksioneve të BDI-së nga viti 2002 e këndej – figura kyçe që me të drejtë cilësohen si themelues dhe veteranë të partisë.

“Takimi, i udhëhequr nga Shefi i Shtabit Politik për Gostivarin, z. Talat Xhaferi, shërbeu si platformë reflektimi dhe bashkëbisedimi mbi rrugëtimin politik të deritanishëm dhe sfidat aktuale. U vlerësua lart kontributi historik i këtyre personaliteteve dhe u diskutua për mënyrat konkrete se si përvoja e tyre mund të ndihmojë në forcimin e strukturave dhe rritjen e përfshirjes qytetare”‘, tha Valdet Xhaferi, kryetar dege.

Në këtë takim u ritheksua edhe një herë qëndrimi i qartë i BDI-së për drejtësi të barabartë dhe refuzimin e çdo forme të selektivitetit politik.

“BDI në Gostivar mbetet e vendosur të ndërtojë ura bashkëpunimi ndërmjet brezave, duke u mbështetur në përvojën, besimin dhe vlerat që na kanë sjellë deri këtu”, përfundoi Xhaferi. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Prill, 2025 20:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media