Me sondazhe të disfavorshme dhe pa Taravarin, VLEN pranon zgjedhjet e parakohshme!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Prill, 2025 20:57

Me sondazhe të disfavorshme dhe pa Taravarin, VLEN pranon zgjedhjet e parakohshme!

“Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që me paratë tona blenë për vete qendrën tregtare Soravia, ejani ne zgjedhje! Koalicioni VLEN ka pranuar “sfidën” për zgjedhje të parakohshme, kërkesë kjo që pothuajse përsëritet për çdo ditë nga BDI”, thanë nga koalicioni VLEN e cila këto ditë mbeti pa ASH-në e Taravarit.

“Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që na helmonin me mazut kancerogjen, ejani në zgjedhje! Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që shpëtuan Gruevskin e Mijallkovin nga burgu, ejani ne zgjedhje! Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ministra që luajnë futboll nëpër zyra e institucione, ejani në zgjedhje”, thonë në VLEN, ndërsa shtojnë se nuk i frikësohen vullnetit të popullit.

“Ne nuk i frikohemi vullnetit të popullit. Populli kërkon përgjegjësi për hajnat, dhe përgjegjësi do të ketë!”, thonë në VLEN.

Në ndërkohë, hulumtimi i MKD.mk, i cili nga 20 marsi deri më 17 prill është realizuar nga agjencia “Market Vision”, e i publikuar sot në lidhje me rejtingjet e partive politike dhe liderëve të tyre, tregoi se VMRO-DPMNE dhe lideri i tyre Hristijan Mickoski janë ende në epërsi bindëse te pala shqiptare, ndërkohë që BDI dhe Ali Ahmeti kryesojnë te elektorati shqiptarë.

Kryeministrit Hristijan Mickoski i besojnë 25.4 për qind e të anketuarve, ndërsa në vendin e dytë është Venko Filipçe me 3.8%. Në kampusin shqiptar më i popullarizuari është ende Ali Ahmeti (6.2%).

Megjithatë, ndër liderët e VLEN-it, më i lartë është rejtingu i Taravarit, i cili e ka braktisur koalicionin VLEN.

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Prill, 2025 20:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media