Trafiku në Çair gati çdo ditë shkakton aksidente vdekjeprurëse!
Trafiku në Çair gati çdo ditë shkakton aksidente vdekjeprurëse. Një aksident tjetër trafiku me pasoja fatale ka ndodhur afër QT Çairçania në Çair të Shkupit. Rreth orës 10.15 sipas raportimit të Ministrisë së brendshme në Bulevardin. “Cvetan Dimov” në Shkup, në aksident u përfshinë tre automjete, ku dyshohet se vetura goditi një furgon, i cili pastaj goditi një kamion para tij.
“Sipas dëshmitarëve okularë furgoni ka qenë I parkuar në korsi të makinave dhe po shkarkonte mall për një market afër, ndërkaq vetura e ka goditur, I cili ishte I parkuar dhe shoferi I makinës ka humbur ndjenjat në ato momente, ndërkaq stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen e 75 vjeçarit në vendngjarje”, raporton Adnan Qaili – gazetar TV21.
Dje, një adoleshent humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar gjatë një aksidenti që mbrëmë ndodhi në rr. “Cvetan Dimov” në Çair të Shkupit.
Nga lëndimet në vendin e aksidentit vdiq motoçiklisti 16-të vjeçar, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Katërmbëdhjetë vjeçari i cili ka drejtuar trotinetit elektrik ka marrë lëndime trupore të konstatuara në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Flaka Media