Kriza e parë në VLEN: Për të shpëtuar koalicionin, rrisin numrin e anëtarëve në kryesi!

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Prill, 2025 23:36

Kriza e parë në VLEN: Për të shpëtuar koalicionin, rrisin numrin e anëtarëve në kryesi!

Në një prononcim publik, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, e pranoi indirekt se koalicioni po balancon forcat: “Kemi 10 anëtarë nga BESA, 10 nga LD, 9 nga Alternativa dhe 2 nga Vetëvendosje. Kjo është një përbërje që pasqyron realitetin e brendshëm të koalicionit,” u shpreh ai për mediat, duke sinjalizuar se zgjerimi ishte i qëllimshëm për të ruajtur stabilitetin.

Mos harrojm se kjo erdhi pas pakënaqësive të mëdha në radhët e Lëvizjes Demokratike dhe tensioneve të shtuara nga LD e Izet Mexhitit që jo me larg se dje kishin 5 pozicione, Levizja Besa 7 pozita dhe Alternativa 9 pozita në kryesi të VLEN-it.

VLEN në hall ,ka bërë një hap prapa për të ruajtur unitetin, një kompromis i domosdoshëm për të mos e rrezikuar bashkëpunimin me LD-në.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Prill, 2025 23:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media