Mesazhi i parë i Papa Leon XIV: Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë!

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Maj, 2025 22:18

Mesazhi i parë i Papa Leon XIV: Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë!

Robert Prevost është zgjedhur Papa i ri.  Ai do të njihet si Leo XIV. Papa Leo XIV ka dalë në ballkonin e Shën Pjetrit, ku ka dhënë edhe mesazhin e tij të parë.

“Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju.

Zoti na do shumë, Zoti na do të gjithëve. Jemi të gjithë në duart e Zotit. Pa frikë dhe të bashkuar, dorë për dore me Zotin mes nesh do të shkojmë përpara. Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë. Faleminderit Papa Françesko. Dua të falënderoj edhe të gjithë vëllezërit kardinalë që më zgjodhën që të jem pasardhës dhe të eci bashkë me ju, duke kërkuar paqe. Të punojmë bashkë dhe pa frikë për të qenë misionar”, tha ai.

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Maj, 2025 22:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media