Filipçe uron Ramën për fitoren: Një mandat i katërt për progres dhe integrim

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2025 10:47

Filipçe uron Ramën për fitoren: Një mandat i katërt për progres dhe integrim

Edhe pse rezultatet zyrtare nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ende nuk janë publikuar, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për, siç e quan ai, “fitoren bindëse”, transmeton Flaka Media

Në një postim në rrjetet sociale, Filipçe shkruan:

“Urime të sinqerta Edi Ramës dhe partisë simotër Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. I uroj shumë suksese në mandatin e tij të ri, të katërt. Jam i bindur se Shqipëria fqinje do të vazhdojë në rrugën e progresit, stabilitetit dhe integrimit europian.”

Filipçe theksoi se kjo fitore është një dëshmi e mbështetjes së qytetarëve për vlerat socialdemokrate dhe politikat progresive. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm mes LSDM-së dhe Partisë Socialiste:

“Me Edin pres vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes palëve tona dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.” Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2025 10:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media