Ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës nga data 13 maj

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2025 12:16

Ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës nga data 13 maj

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim për ndryshimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, i cili do të hyjë në fuqi nga data 13 maj 2025, në ora 00:01. Sipas këtij vendimi, çmimet ndryshojnë mesatarisht për 0,21% në krahasim me vendimin e mëparshëm të datës 5 maj.

Çmimet e reja maksimale janë si më poshtë:

  • EUROSUPER BS – 95: 73,50 den/litër (rritje për 0,50 den/litër)
  • EUROSUPER BS – 98: 75,50 den/litër (rritje për 0,50 den/litër)
  • EURODIZEL BS (D-E V): 64,50 den/litër (ulet për 0,50 den/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë (EL-1): 65,00 den/litër (pa ndryshim)
  • Mazut M-1 SU: 35,450 den/kg (ulet për 0,592 den/kg)

KRRE thekson se këto janë çmimet maksimale të lejuara dhe se ndryshimet pasqyrojnë lëvizjet në tregjet botërore të naftës dhe kursin e denarit ndaj valutave ndërkombëtare. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2025 12:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media