Sela nuk e përjashton kandidimin për Strugën: “Nëse më ndahet si sfidë, do ta pranoja”

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 23:30

Sela nuk e përjashton kandidimin për Strugën: “Nëse më ndahet si sfidë, do ta pranoja”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është pyetur nëse do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Strugës në zgjedhjet e ardhshme dhe nëse kjo ofertë i është bërë nga Fronti për Evropë.

Sela nuk e mohoi mundësinë e një rikandidimi, por theksoi se përpara kësaj sfide ka një obligim tjetër më të madh – rindërtimin e strukturës që një herë e kishte ndërtuar.

“Para se të kandidoj për komunën e Strugës, kam një obligim më parësor – të rindërtoj atë që kisha ndërtuar njëherë,” tha Sela.

Ai shtoi se, si njeri, është i mësuar të përballet me sfidat më të vështira dhe nuk përjashtoi mundësinë që të rikthehet në garë për Strugën, nëse ajo i ofrohet zyrtarisht.

“Nëse kjo më ndahet si sfidë, do ta pranoja. Por gjithçka do të varet nga negociatat që do të zhvillohen,” theksoi kreu i ASH-së.

Deklarata e Selës vjen në një kohë kur partitë politike janë në fazë të hershme përgatitjeje për zgjedhjet lokale, ndërsa priten zhvillime të rëndësishme edhe në formësimin e koalicioneve dhe kandidaturave të mundshme në nivel lokal. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 23:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media