Zekolli Shqiri: Bashkëpunimi rajonal dhe projektet strategjike, prioritet për Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 22:25

Zekolli Shqiri: Bashkëpunimi rajonal dhe projektet strategjike, prioritet për Maqedoninë e Veriut

Zëvëndësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shqiri, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit. Me çka ka realizuar takime me homologë nga rajoni dhe përfaqësues të BE-së për të diskutuar sfidat dhe prioritetet e përbashkëta në fushën e transportit.

Theksojmë se rëndësia e projekteve strategjike për Maqedoninë e Veriut, sidomos në ndërlidhjen hekurudhore dhe rrugore, është e pakontestueshme.

Si VLEN vlerësojmë lartë dhe punojmë e angazhohemi edhe për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë rajonal në përputhje me standardet evropiane. Rrugët lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë, që është interes i shumëanshëm dhe i përbashkët, thonë nga VLEN. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 22:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media