Pas doreheqjes se Salim Sulejmanit, Valbona Adili Emini nga Lëvizja Besa pritet të marrë postin e deputetës

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 12:59

Pas doreheqjes se Salim Sulejmanit, Valbona Adili Emini nga Lëvizja Besa pritet të marrë postin e deputetës

Pas dorëheqjes së z. Salim Sulejmani nga posti i deputetit dhe të gjitha funksionet brenda Aleancës për Shqiptarët, pritet që në vend të tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të ulet Valbona Adili Emini, përfaqësuese nga Lëvizja Besa, shkruan Flaka

Zëvendësimi vjen në përputhje me listën zgjedhore të koalicionit VLEN, në të cilën Adili Emini renditej si pasuese e radhës. Adili Emini, e njohur për angazhimin e saj në çështjet sociale dhe përfaqësimin e grave në politikë, pritet të sjellë një qasje të re brenda grupit parlamentar të VLEN-it.

Kujtojmë se Sulejmani njoftoi dorëheqjen e tij me arsyetimin se Aleanca për Shqiptarët është larguar nga parimet e koalicionit dhe ka kritikuar afrimin e partisë me BDI-në. Flaka Media

Zona 5 – Lista e deputetëve nga Koalicioni VLEN:

  1. Salim Sulejmani
  1. Valbona Adili- Emini
  1. Abdulla Bajramoski
  1. Shiqiri Korumi
  1. Yllka Nuredini
  1. Dalëndyshe Myftari
  1. Avni Amedi
  1. Albulena Demiri- Zendeli
  1. Shqipe Mustafa
  1. Agim Kera
  1. Fllnza Azizi Sadiku
  1. Afrim Qoku
  1. Arlinda Shlaku
  1. Xhemal Mena
  1. Edmond Muça
  1. Venera Asani
  1. Semir Bajrami
  1. Melinda Rashidi
  1. Xhafer Mustafa
  1. Selma Azizoska
Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 12:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media