Publicisti Mehmeti: VLEN-i i shërben pushtetit maqedonas

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 21:06

Publicisti Mehmeti: VLEN-i i shërben pushtetit maqedonas

Analisti dhe shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në Maqedoninë e Veriut, duke kritikuar ashpër rolin e koalicionit opozitar shqiptar VLEN, transmeton Flaka

Në një reagim të publikuar, Mehmeti shprehet se dikur ishte BDI-ja ajo që i shërbente si mburojë pushtetarëve maqedonas nga kritikat shqiptare, ndërsa sot këtë rol e ka marrë VLEN-i.

“VLEN-i paguhet për ta mbrojtur sunduesin maqedonas nga ‘rreziku’ shqiptar,” thekson ai, duke shtuar se në këtë vend gjithçka ndryshon përveç mënyrës se si pengohet faktorizimi politik i shqiptarëve: përmes sunduesit maqedonas dhe vasalëve shqiptarë.

Ai shkon më tej duke i quajtur përfaqësuesit aktualë të VLEN-it si “paçavure” që nuk guxojnë të kritikojnë korrupsionin dhe shkeljet e pushtetarëve maqedonas, por mjaftohen me goditje ndaj bashkëkombësve të tyre.

Në mënyrë ironike, Mehmeti përmend edhe nostalgjinë për kohërat kur ambasadorët shqiptarë nuk angazhoheshin në çështjet e brendshme, dhe shqiptarët në institucione dinin të “ministrojnë”, por jo të “shqiptarojnë”.

Ky qëndrim i Kim Mehmetit vjen në një moment të tensionuar politik pas zgjedhjeve, me rritjen e diskutimeve rreth përfaqësimit dhe rolit të partive shqiptare në qeverinë e re të vendit. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 21:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media