Fetai: ASH është ende pjesë e Qeverisë – vetëm 3 zyrtarë kanë dhënë dorëheqje deri tani

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 22:35

Fetai: ASH është ende pjesë e Qeverisë – vetëm 3 zyrtarë kanë dhënë dorëheqje deri tani

Zëvendëskryeministri Arben Fetai deklaroi se Aleanca për Shqiptarët mbetet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për emisionin Click Plus në TV21, Fetai tha se nga rreth 50 zyrtarë shtetërorë që përfaqësojnë ASH-në në poste qeveritare, vetëm 3 prej tyre kanë dhënë dorëheqje.

“Hisen e ASH-së në Qeveri e përbëjnë diku 50 zyrtarë shtetërorë të cilët janë emëruar në pozita të caktuara – së paku 50, ndoshta edhe më shumë. Deri tani, vetëm 3 prej tyre dihet që kanë dhënë dorëheqje publikisht. Të tjerët, nga ajo që unë kam dijeni, vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre në vendet e punës”, deklaroi Fetai.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur brenda Aleancës për Shqiptarët janë shtuar zërat për ndarje dhe pozicionime të reja politike. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 22:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media