Nis pagesa për përdoruesit e “TVSH-ja Ime” për 3-mujorin e parë

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 22:44

Nis pagesa për përdoruesit e “TVSH-ja Ime” për 3-mujorin e parë

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka njoftuar se ka filluar pagesa e mjeteve për faturat e skanuara në kuadër të aplikacionit “TVSH-ja Ime” për tremujorin e parë të vitit 2025. Për këtë periudhë janë paraparë të shpërndahen 790,5 milionë denarë për gjithsej 496.531 përdorues të regjistruar në aplikacion.

Sipas të dhënave të DAP, deri më tani janë përpunuar dhe paguar 240 milionë denarë për 152.000 qytetarë, ndërsa pagesat do të vazhdojnë në ditët në vijim, pasi porositë janë ende në proces përpunimi.

Megjithatë, DAP bën të ditur se 4.724 përdorues nuk kanë marrë ende rimbursimin për shkak të problemeve me llogaritë bankare të regjistruara gabimisht. Institucioni u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë pranuar pagesat, të kontrollojnë të dhënat e tyre në aplikacion dhe të përditësojnë informacionet në rast se janë të pasakta.

“Nëse vërehen të dhëna të pasakta të llogarive të transaksioneve, përdoruesit mund të bëjnë korrigjimin direkt përmes aplikacionit ‘TVSH-ja Ime’, me qëllim që pagesat të përpunohen me sukses”, thuhet në njoftimin e DAP-it.

Përmes këtij procesi, Drejtoria e të Ardhurave Publike synon të përshpejtojë dhe finalizojë pagesat për të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet e rimbursimit për periudhën përkatëse. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 22:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media