Sejdiu nga VLEN: Me dinjitet përfaqësojmë zërin e shqiptarëve në Qeveri

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 22:46

Sejdiu nga VLEN: Me dinjitet përfaqësojmë zërin e shqiptarëve në Qeveri

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në një intervistë për TV Alsat ka komentuar një status të mëhershëm të publikuar në profilin e tij në Facebook, ku shkruante se “kur përballesh në betejë kundër krimit dhe korrupsionit, përfundon: ose te populli, ose tek oligarkët”.

Duke elaboruar më tej mesazhin, Sejdiu tha se koalicioni VLEN është pranë qytetarëve, dhe jo në zyrat e pushtetit.

“VLEN është aty ku edhe nisi rrugëtimi – në zemrat e qytetarëve. Nuk lindi në zyrat e qeverisë. Ne erdhëm nga populli dhe aty jemi. Ata që u kthyen mbrapa, te të vjetrit, le të japin vetë se në cilën kategori janë, por besoj se tek e dyta”, u shpreh Sejdiu.

Ai theksoi se ata që kanë zhgënjyer besimin e qytetarëve nuk mund të pretendojnë se janë përfaqësues të popullit.

“Ata që kanë zhgënjyer besimin e popullit nuk janë te populli – për këtë jam i sigurt. Ne jemi aty ku na ka besuar populli dhe me dinjitet përfaqësojmë zërin e shqiptarëve në Qeveri”, tha mes tjerash Sejdiu.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po përballet me ndarje dhe pozicionime të reja në prag të rikonfigurimit të pushtetit ekzekutiv. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 22:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media