Anëtarët e Aleancës po joshen me poste?!

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 22:27 Përditësuar

Anëtarët e Aleancës po joshen me poste?!

Me 59 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar sot për emërimin e kryetares së re të Komisionit për Letrat me Vlerë, Bujare Abazi, një prej institucioneve më të rëndësishme për mbikëqyrjen dhe rregullimin e tregut financiar në vend.

Në një reagim publik pas votimit, e sapozgjedhura ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e marrë nga deputetët dhe përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore.

“Sot, me 59 vota për, u votova nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të drejtuar Komisionin për Letrat me Vlerë. I falënderoj publikisht Kryeministrin z. Hristijan Mickoski, Kryetarin e Parlamentit z. Afrim Gashi, Zëvendëskryeministrin z. Arben Fetai, ish Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës z. Azir Aliu, si dhe të gjithë deputetët për besimin që më kanë dhënë për të kryer këtë detyrë me përkushtim profesional,” – shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.

Emërimi vjen në një kohë kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të tregut të kapitalit dhe përforcimin e institucioneve financiare në vend.

Burime nga skena politike sugjerojnë se ky emërim është pjesë e një strategjie më të gjerë për të afruar më shumë figura të Aleancës për Shqiptarët në pozita kyçe institucionale, në një përpjekje për të ruajtur kohezionin qeveritar dhe stabilitetin politik.

Lideri i ASH-së duke përmendur ish deputetit Salim Sulejmani, tha që të njëjtit i është premtuar posti i ambasadorit në Arabinë Saudite. Për ish ministri Azir Aliu flitet që i është premtuar posti i drejtorit në AEK, por deri tani këto informacione mbeten ende të pakonfirmuara. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 22:27 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media