Karrierë e shpejtë e Bujare Abazit – Emërohet për herë të tretë në funksione publike, për më pak se 4 vite

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 22:51 Përditësuar

Karrierë e shpejtë e Bujare Abazit – Emërohet për herë të tretë në funksione publike, për më pak se 4 vite

Me 59 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar sot për emërimin e kryetares së re të Komisionit për Letrat me Vlerë, znj. Bujare Abazi, duke shënuar kështu emërimin e saj të tretë në një funksion të lartë publik në më pak se katër vite, pa e llogaritur edhe zgjedhjen e sajë për këshilltare komunale në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në qytetit e Shkupit, shkruan Flaka.

Znj. Abazi ka pasur një karrierë të lëvizshme në administratën publike. Ajo u emërua fillimisht nënkryetare e qytetit të Shkupit në nëntor të vitit 2021, nga kryetarja Danella Arsovska, me propozim nga dega e Aleancës për Shqiptarët në Shkup. Në këtë detyrë qëndroi deri në tetor të vitit 2022, kur dha dorëheqje.

Në mars të vitit 2023, Abazi u emërua drejtoreshë e Postës së Maqedonisë, pozitë që e mbajti për më pak se një vit. Në shkurt të vitit 2024 ajo u shkarkua nga kjo detyrë. Të tre pozitat e saj të fundit në nivel qendror e lokal janë realizuar në harkun kohor të rreth katër viteve.

Paraprakisht, ajo ishte zgjedhur këshilltare komunale në Shkup në zgjedhjet e vitit 2021 nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Bujare Abazi është diplomuar si Inxhiniere në shkencat e aplikuara (me fokus në shërbimet postare, telegrafike dhe telefonike) në një institucion teknik në Zagreb. Ajo ka gjithashtu diplomë në ekonomi dhe ka përfunduar studimet master në fushën e ekonomisë, duke i kombinuar njohuritë teknike dhe menaxheriale. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 22:51 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media