Ali Ahmeti: “Lavdi Komandant Tigrit, Simbol i Lirisë!”

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 16:27

Ali Ahmeti: “Lavdi Komandant Tigrit, Simbol i Lirisë!”

Në 24-vjetorin e rënies heroike të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit, sot u zhvillua një ceremoni solemne në fshatin Gërgoc të Gjakovës, me rastin e përurimit të pllakës përkujtimore në nder të tij, transmeton Flaka

Në këtë ngjarje u përkujtua amaneti i lënë nga Komandant Tigri, të cilin Ali Ahmeti e përmendi me këto fjalë:

“Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin për liri, vëllezër t’ma ruani.”

Një thirrje që, siç u theksua, do të mbetet udhërrëfyes për të gjitha gjeneratat e ardhshme.

Fadil Nimani, i njohur si Komandant Tigri, është simbol i rezistencës shqiptare dhe hero i tri ushtrive çlirimtare – UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së së Maqedonisë. Ai ishte në vijën e parë të frontit, përballë armikut, deri në momentin e rënies së tij heroike.

“Komandant Tigri nuk do të vdesë kurrë në kujtesën tonë. Ai ishte dhe do të mbetet frymëzim për çdo shqiptar, simbol i gjallë i sakrificës dhe dashurisë për atdheun”, u theksua gjatë ceremonisë.

Lavdi Komandant Tigrit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit! Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 16:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media