Interkoneksioni Tetovë–Prizren: Investim strategjik për sigurinë energjetike

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 14:32

Interkoneksioni Tetovë–Prizren: Investim strategjik për sigurinë energjetike

Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike rajonale është ndërmarrë sot nga operatorët e sistemeve të transmetimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, shkruan Flaka. Drejtori Gjeneral i Sh.A. MEPSO, z. Burim Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, zhvilloi një takim pune në Prishtinë me ushtruesin e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT, z. Shaban Neziri.

Në qendër të takimit ishte projekti strategjik për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Tetovë – Prizren, një projekt kyç që synon të krijojë një lidhje të fuqishme ndërmjet dy sistemeve energjetike kombëtare dhe të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji në rajon.

Ky projekt është pjesë e planeve afatgjata për zhvillimin e rrjetit, të harmonizuara me udhëzimet e ENTSO-E (Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit të Energjisë Elektrike), dhe sjell përfitime të rëndësishme për të dy vendet:

  • Rritje të kapaciteteve të ndërlidhjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës;
  • Përmirësim të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike;
  • Mundësi më të mëdha për tregti efikase të energjisë në nivel rajonal;
  • Mbështetje për integrimin e burimeve të ripërtëritshme dhe tranzicionin e gjelbër.

Palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin teknik dhe institucional në periudhën në vijim, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij projekti me rëndësi strategjike për të dy vendet dhe për të gjithë rajonin. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 14:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media