Kaja Kallas: Integrimi evropian i Ballkanit, projekt kyç gjeopolitik i BE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 00:24

Kaja Kallas: Integrimi evropian i Ballkanit, projekt kyç gjeopolitik i BE-së

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka përmbyllur vizitën e saj të dytë këtë javë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij rajoni për BE-në dhe duke e cilësuar zgjerimin e Bashkimit Evropian si projektin më të rëndësishëm gjeopolitik dhe prioritet personal.

Gjatë vizitave në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Kallas dha mesazhe të qarta për përparimin në rrugën drejt integrimit evropian. Për Kosovën, ajo bëri thirrje për tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin sa më shpejt të një qeverie funksionale, duke theksuar se “liderët duhet të lënë ndarjet anash dhe të vendosin në plan të parë të ardhmen e Kosovës”.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Kallas nënvizoi rolin e rëndësishëm të vendit si i pari në rajon që nënshkroi Partneritetin për Siguri dhe Mbrojtje me BE-në, si dhe përfitimin nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. “Maqedonia e Veriut i përket familjes evropiane dhe tani është thelbësore të vazhdohet në rrugën drejt BE-së”, deklaroi ajo.

Vizita e Kallas reflekton angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për avancimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 00:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media