Prokuroria ka hapur nëntë lëndë për ndërtimet e paligjshme në Shkup

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 17:35

Prokuroria ka hapur nëntë lëndë për ndërtimet e paligjshme në Shkup

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është duke i shpalosur akuza për pushtetin lokal, të cilin e akuzon për ndërtimet pa leje në territor të Shkupit, respektivisht Çairit. Për veprimet veprime ilegale të ndërtimtarëve në rajonin e Shkupit është angazhuar edhe Prokuroria Themelore Publike e Shkupit.

Një një prononcim për TV Shenja nga Prokuroria Publike bëjnë të ditur se nga fillimi i vitit 2025 deri më tani janë ngritur nëntë padi penale dhe janë formuar po aq lëndë për ndërtime pa leje.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

Nga fillimi i këtij viti në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup janë parashtruar nëntë kallëzime penale për veprën ‘ndërtim pa leje’ nga neni 244-a i Kodit Penal. Janë hapur po aq lëndë dhe po kryhen veprime verifikuese”.

Ndonëse kanë ndërmarrë hapa konkret, nga Prokuroria Themelore Publike nuk precizojnë saktësisht se në cilën pjesë të qytetit ndodhen ndërtimet për të cilat ata kanë ngritur procedurë hetimore.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

Prokuroria Publike nuk i ndan lëndët në statistika të veçanta në bazë të komunës në të cilën është kryer vepra dhe i trajton të gjitha rastet në mënyrë të barabartë, pavarësisht se ku ndodhen objektet kontestuese”.

Ishte kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, e cila në javën që lamë pas, në rolin e inspektorit me telefon në dorë doli në rrugët e Çairit për të denoncuar ndërtimet pa leje.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 17:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media