Shkup: Zbardhen shtatë vrasje nga Prokuroria për Krimin e Organizuar 

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 17:50

Shkup: Zbardhen shtatë vrasje nga Prokuroria për Krimin e Organizuar 

Zyra e Prokurorit Publik për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zbardhur shtatë vrasje, të kryera nga grupe kriminale të strukturuara, njofton Flaka. Hetimet kanë zbuluar motive të ndryshme, përfshirë edhe raste ku urrejtja personale dhe konfliktet banale kanë çuar në krime të rënda – një nga vrasjet është kryer thjesht për shkak të një sharjeje.

Pjesëtarët e këtyre grupeve jo vetëm që ekzekutuan objektivat e tyre, por rrezikuan edhe jetën e të pafajshmëve. Dy persona të vrarë janë konsideruar si “dëme anësore” të atentateve të planifikuara. Shumë prej organizatorëve të krimeve ishin tashmë në burg, por nga atje kanë dhënë urdhra për veprime kriminale, duke paguar shuma të vogla parash për të gjetur autorë që pranonin të kryenin vrasjet apo djegien e automjeteve.

Hetimet e zhvilluara për më shumë se një vit, përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve të vazhdueshme, zbuluan një shtëpi të braktisur ku grupet kriminale ruanin armët e përdorura për vrasje. Gjatë një prej kontrolleve, autoritetet gjetën edhe lëndë eksplozive të llojit TNT.

Zbardhja e këtyre rasteve është një hap i madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregon vendosmërinë e institucioneve për të ndjekur penalisht autorët dhe urdhërdhënësit.

Pjesëtarët e këtyre grupeve jo vetëm që ekzekutuan objektivat e tyre, por rrezikuan edhe jetën e të pafajshmëve. Dy persona të vrarë janë konsideruar si “dëme anësore” të atentateve të planifikuara. Shumë prej organizatorëve të krimeve ishin tashmë në burg, por nga atje kanë dhënë urdhra për veprime kriminale, duke paguar shuma të vogla parash për të gjetur autorë që pranonin të kryenin vrasjet apo djegien e automjeteve.

Hetimet e zhvilluara për më shumë se një vit, përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve të vazhdueshme, zbuluan një shtëpi të braktisur ku grupet kriminale ruanin armët e përdorura për vrasje. Gjatë një prej kontrolleve, autoritetet gjetën edhe lëndë eksplozive të llojit TNT.

Zbardhja e këtyre rasteve është një hap i madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregon vendosmërinë e institucioneve për të ndjekur penalisht autorët dhe urdhërdhënësit. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 17:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media