Burhan Aliti i ASH-së dorëhiqet nga M-NAV, emërohet Besir Shabani nga LD-ja?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 12:50

Burhan Aliti i ASH-së dorëhiqet nga M-NAV, emërohet Besir Shabani nga LD-ja?

Burhan Aliti ka bërë të ditur se ka deponuar dorëheqjen nga pozita e anëtarit të Këshillit Drejtues të Drejtorisë së Aviacionit Civil – M-NAV, njofton Flaka. Në njoftimin e tij publik, ai thekson se vendimi vjen pas qëndrimit të subjektit politik Aleanca për Shqiptarët për të lëshuar qeverinë, të cilën e cilëson si jo parimore dhe të vazhdimit të qeverisjeve të kaluara që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve shqiptarë.

Aliti ka falënderuar kryetarin e partisë, Dr. Arben Taravari, degën e Kumanovës dhe të gjithë subjektin për besimin e dhënë, duke theksuar përkrahjen e tij të plotë për politikat dhe vendimet e Aleancës për Shqiptarët.

Jozyrtarisht, në vend të tij është emëruar Besir Shabani, kuadër i LD-së së Izet Mexhitit nga dega e Sarajit. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 12:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media