Shaban Sallmani emërohet kryeshef i DPB-Gostivar, Adil Ademi komandant i Stacionit Policor

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 20:37

Shaban Sallmani emërohet kryeshef i DPB-Gostivar, Adil Ademi komandant i Stacionit Policor

Në kuadër të riorganizimeve dhe emërimeve të reja brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë bërë zyrtare dy emërime të rëndësishme për rajonin e Gostivarit, njofton Flaka. Shaban Sallmani është emëruar kryeshef i Departamentit të Punëve të Brendshme – Gostivar, ndërsa Adil Ademi është caktuar si komandant i ri i Stacionit Policor të Gostivarit.

Shaban Sallmani, me një karrierë mbi 20-vjeçare në sektorin e sigurisë, ka ushtruar funksione kyçe në kuadër të MPB-së, përfshirë rolin e inspektorit të lartë për krimin e organizuar dhe udhëheqës të disa sektorëve të rëndësishëm. Ai është trajner i certifikuar për zyrtarë policorë dhe ka marrë pjesë në trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë edhe ato të organizuara nga DEA amerikane.

Në anën tjetër, Adil Ademi, me një përvojë të gjatë në strukturat e policisë lokale, ka qenë i njohur për angazhimin dhe profesionalizmin e tij në rajonin e Gostivarit.

Këto emërime vijnë pas dorëheqjes së Abdil Bilallit, i cili lëshoi funksionin pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për dalje nga qeveria. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media