Bujar Osmani prezanton iniciativën “Bashkë”: Thirrje për mobilizim mbarëkombëtar

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2025 22:24

Bujar Osmani prezanton iniciativën “Bashkë”: Thirrje për mobilizim mbarëkombëtar

Në vazhdën e takimeve me qytetarët, ministri në largim i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka prezantuar iniciativën “BASHKË…” edhe në lagjen Dizhon 2 në Çair, duke e cilësuar atë si një lëvizje mbarëkombëtare dhe mbipartiake, e cila synon të ruajë dhe mbrojë integritetin e Marrëveshjes Themelore të Ohrit, të arritur para 24 vitesh, transmeton Flaka

“BASHKË…” është përgjigje ndaj një agresioni të paprecedent institucional, që po rrezikon barazinë dhe bashkëjetesën në vend. Diskriminimi, përjashtimi dhe nënçmimi po shndërrohen në standard të ri politik, dhe kjo kërkon një reagim të fuqishëm nga të gjithë, përtej partive dhe bindjeve,” u shpreh Osmani.

Ai tha se qytetarët e Dizhonit janë të vetëdijshëm për këto zhvillime dhe ndajnë të njëjtin shqetësim për degradimin e barazisë dhe standardeve demokratike në nivel lokal dhe qendror.

“Nuk kishte nevojë për shumë fjalë. Ajo që shihet në terren flet vetë. Çdo qytetar që jeton dhe rrit fëmijët në këtë komunë e ndien pasigurinë dhe zhgënjimin,” theksoi Osmani.

Iniciativa “BASHKË…” është shpallur si përpjekje gjithëpërfshirëse për ta rikthyer Marrëveshjen e Ohrit në qendër të vëmendjes politike dhe për të penguar devijimet nga parimet e saj themelore.

Osmani shprehu mirënjohje për organizatorët lokalë, Shaipin dhe Refikun, si dhe për të gjithë qytetarët që morën pjesë në takimin e mbajtur në zemër të lagjes Dizhon 2.

Për më shumë informacione mbi zhvillimet politike dhe nismat qytetare, na ndiqni në portalin tonë. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2025 22:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media