LSDM akuzon VMRO-DPMNE: Dejan Salltirovski, i mbrojturi kryesor për tragjedinë në Koçan
Nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova, ka ngritur akuza ndaj VMRO-DPMNE-së lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë në Koçan. Sipas saj, personi i parë i mbrojtur nga kjo parti në hetimet për ngjarjen është Dejan Salltirovski, shefi i policisë së SPB-së në Shtip.
Shukova thekson se prokurori Lubomir Joveski, i cili dyshohet për ndikim politik dhe kërcënime për shkarkim nga pushteti aktual, ka mbyllur hetimin pa ngritur akuza ndaj asnjë funksionari të VMRO-DPMNE-së.
“Prokuroria dhe Qeveria duhet të përgjigjen përse nuk ka akuzë ndaj Dejan Salltirovskit, i cili ka qenë në dijeni të urdhërit që dyert e diskotekës Puls do të mbaheshin të mbyllura gjatë aksionit kontrollues, duke shkelur procedurat standarde,” tha Shukova.
Ajo po ashtu kërkon që Prokuroria të publikojë videon ku shihet Salltirovski para diskotekës nga ora 12:30 deri në 01:20 natën e tragjedisë, dhe ngriti dyshime se ai mund të ketë falsifikuar dokumente për praninë në punë atë natë.
LSDM i atribuon këtë mbrojtje politike lidhjeve familjare të Salltirovskit me biznesmenin Orce Todorovski, si dhe lidhjet e tij me ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovski, duke theksuar se Salltirovski ka qenë avokat i tij.
Partia në pushtet paralajmëron vazhdimin e preskonferencave ku do të publikohen informacione të mëtejshme lidhur me tragjedinë në Koçan.