Dita Ndërkombëtare e fëmijëve, Taravari: Në Gaza në çdo 20 minuta vritet ose plagoset një fëmijë

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2025 12:03

Dita Ndërkombëtare e fëmijëve, Taravari: Në Gaza në çdo 20 minuta vritet ose plagoset një fëmijë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve, kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka kujtuar fëmijët në Gaza.

Duke iu referuar një raporti nga Unicef, ai thotë se deri më tani në Gaza janë vrarë mbi 50 mijë fëmijë.

“1 qershori është festa e Fëmijve. 
Duke uruar çdo fëmij që të ndriçojë nga gëzimi sot e përgjithmonë, në këtë ditë dua që të kujtoj fëmijët në Gaza: Nga viti 2023 e deri më sot, në Gaza janë vrarë mbi 50 mijë fëmijë…raporton Unicefi”, shkruan kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Në Gaza, shton më tej kreu i ASH-së, aktualisht vritet ose plagoset një fëmij çdo 20 minuta.

“Në Gaza fëmijët e mbetur gjallë janë pa ujë, pa ushqim, pa mjekime, nën kërcënimin konstant të bombardimeve dhe armëve të tjera. Zoti pastë mëshirë mbi ta sepse fëmijët e Gazës e quajnë festë nëse edhe sot i shpëtojnë vdekjes! Ditë të mbarë!”, shkruan në rrjetet sociale, Taravari.

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2025 12:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media