Përplasje “burrash: Taravari e Fetai akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti!

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2025 12:26 Përditësuar

Përplasje “burrash: Taravari e Fetai akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti!

Një përplasje e ashpër politike ka shpërthyer mes Arben Fetait, që vijon të jetë pjesë e koalicionit VLEN dhe në pushtet, dhe ASH-së së Arben Taravarit, e cila tani vepron si opozitë, njofton Flaka

Fetai pretendon se ka zbuluar prapaskenat e ndarjes nga VLEN, duke ironizuar kërkesat për lista të ndara dhe sondazhe të pavarura, për të cilat, sipas tij, fshihej pazar me BDI-në për ndarjen e komunave si “karamele të dhuruara nga Ali Ahmeti”.

Nga ana tjetër, ASH – Taravari e akuzon Fetain dhe të tjerë si “vasalë të pushtetit” që, në këmbim të privilegjeve dhe zyrave, po godasin opozitën reale.

Deklarata e Arben Fetait: Na thanë po ndahemi nga VLEN, sepse duam lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash.

Pastaj e zbuluan pazarin: thanë BDI “na jep” njërit krah Likovën, Sarajin, Tearcën, Gostivarin, Vrapçishtin dhe Strugën; krahut tjetër, Haraçinën dhe Studeniçanin, si me qenë komunat karamele që i shpërndan Aliu me dorë të lirë.

Hajdeni burra, nxirrni tash ato lista të ndara dhe sondazhet e pavarura për kandidatët e pranueshëm për Aliun. Shpallni ato 8 kandidatura të dhuruara nga babadimri i Zajazit.

Të dyja palët pretendojnë legjitimitet dhe akuzojnë njëra-tjetrën për mashtrime politike dhe tradhti ndaj qytetarëve shqiptarë.

Kumtesa ASH: Saga e tradhëtarëve që e dinë se tetori do ti gjejnë në greminë

Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë. Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin Arben Taravari.

E kuptojmë mllefin dhe presionin nga detyra që kanë marrë me çmimin e të qenit në pushtet. Detyra e tyre është ta sulmojnë sa më shumë kryetarin e vet, sepse i qortojnë “shefat” që u japin njerëz dhe zyra hua nëpër “takime me strukturat”.

Na kanë kërkuar që t’u tregojmë sondazhe e emra, duke na quajtur me të drejtë burra…ama; burrat flasin vetëm me burra! 

Na tregoni sa komuna do të merni ju, vazal të vazalëve?! 

ASH paralajmëron një “tetor ndëshkues” për ata që, sipas saj, kanë tradhtuar misionin opozitar për pazare afatshkurtra me pushtetin. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2025 12:26 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media