Asllani, jashtë planeve te Interi – Fiorentina gati
Fiorentina përgatit një revolucion në mesfushë, ndërsa pret të zgjidhë çështjen e trajnerit. Stefano Pioli mbetet favorit për të marrë drejtimin pas largimit të Palladinos, dhe lëvizjet në merkato kanë nisur me fokusin te roli i “regjisorit”.
Largimi i Adli dhe Folorunsho, që nuk u blenë përfundimisht, si dhe rikthimi i mundshëm i Cataldit te Lazio, e kanë lënë mesfushën me boshllëqe. Fagioli, i sapo afruar, dhe Mandragora janë pikat e sigurta në skuadër.
Në këtë kuadër, Fiorentina ka hedhur sytë nga Kristjan Asllani, mesfushori i Interit që duket jashtë planeve të trajnerit të ri, Cristian Chivu.
Emri tjetër në listë është Ismael Bennacer, aktualisht i huazuar te Marseille nga Milani. Francezët nuk duken të interesuar për ta blerë, ndërsa afrimi i Piolit te Fiorentina mund të ndikojë në vendimin e algjerianit, me të cilin ka fituar “scudetton” te kuqezinjtë.
Flaka