Barcelona kërkoi pjesëmarrje në Botërorin për Klube, por FIFA e përjashtoi
Barcelona raportohet se ka kontaktuar FIFA-n në përpjekje për të marrë një ftesë të vonë për Kupën e Botës për Klube 2025, por kërkesa e tyre u refuzua.
Pas përjashtimit të Club Leon nga gara për shkak të rregullave mbi pronësinë e shumëfishtë, FIFA kishte një vend të lirë në kompeticion. Leon ishte shortuar në të njëjtin grup me Pachuca, klub që ndan të njëjtin pronar.
Ky vend eventualisht iu dha skuadrës amerikane Los Angeles Galaxy, që mposhti Club America në një ndeshje ‘play-off’ dhe përmbushi kriterin që vendi të mbetej brenda rajonit të CONCACAF.
Pavarësisht sukseseve të shumta vendore – fitues të La Ligas, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës në sezonin 2024/25 – Barcelona nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, pasi FIFA lejon vetëm dy ekipe nga i njëjti shtet. Spanja tashmë përfaqësohet nga Real Madridi dhe Atletico Madridi.
Këto dy klube pritet të përfitojnë deri në 135 milionë euro nga pjesëmarrja në turne. Ndërkohë, Barcelona do të shfrytëzojë verën për një turne parasezonal në Azi.
Flaka