Sela gati për ribashkimin e ASH-së – Porosi Fetait: S’ka lidhje me gjenezën e partisë | VIDEO
Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës vazhdon në terren takimet me qytetarët. Ditën e sotme janë mbajtur takime me strukturat e nëndegës në lagjen Banjeshnicë dhe nëndegës në fshatin Debresh të Gostivarit.
Në prononcimin për mediat, Sela la të hapur mundësinë për ribashakimi i Aleancës për Shqiptarët me krahun e Arben Taravarit. Sela aludoi te Arben Fetai kur tha që eskpentë të ndryshëm nuk kanë lidhje me gjenezën e ASH-së, por e keqpërdorin për qëllime pushteti.
“Mbaj peshën e përgjegjësisë të njeriut që e krijova këtë organizatë politik, dhe natyrisht që ndjej peshën – jo të fajit, por të turpit që i ndodh këtij subjekti politik. Ka marrë të drejtën të përgojojë dhe ta zë në gojë cfarëdolloji eksponenti i cili fare nuk ka lidhje me gjenezën e Aleancës për Shqiptarët. Si i tillë, e ndjej një përgjegjësi për ta bërë bashkë dhe të fortë Aleancën për Shqiptarët, dhe për të mbyllur gojën e këtyre të cilët e keqpërdorin për qëllime pushteti”, tha Sela nga takimi me strkturat në Gostivar.
Gjatë këtyre takimeve u theksua rritja e vazhdueshme e mbështetjes për liderin e kësaj force politike, Ziadin Sela, i cili gëzon gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve në çdo lagje, vendbanim dhe qytet.
“Aleanca për Shqiptarët është më shumë se një parti – është shtëpi dhe shpresë për çdo shqiptar që ndan me ne të njëjtin ideal dhe vizion për të ardhmen,” u theksua në mesazhet drejtuar të pranishmëve.
Pjesëmarrësit shprehën gatishmëri për angazhim të pandalshëm dhe vlerësuan lidershipin e Selës si faktor unifikues dhe shpresë për ndryshim të vërtetë në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Takimet si këto janë dëshmi e një strukture të gjallë dhe të organizuar, që po rritet dhe forcohet përditë. Flaka