Pertej paradigmave te zakonshme

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2026 09:28

Pertej paradigmave te zakonshme

Kolumnë nga Memedali Jusufi

Pertej paradigmave te zakonshme – nje tension i vazhdueshme midis të tashmes dhe së ardhmes, midis asaj që është dhe asaj që mund të jetë, midis vuajtjes dhe transcendencës së vuajtjes – ky është shtrati i artit. Camus
Madhështia e artit qëndron në tensionin e përhershëm mes bukurisë dhe dhimbjes, dashurisë së njerëzve dhe çmendurisë së krijimit, vetmisë së padurueshme dhe turmës rraskapitëse, refuzimit dhe pëlqimit… Në kreshtën ku artisti i madh ecën përpara, çdo hap është një aventurë, një rrezik ekstrem. Në këtë rrezik, megjithatë, dhe vetëm aty, qëndron liria e artit.
Krijimi i artit, historia akademike e artit së bashku janë ngushtë të ndërlidhur me lindjen e nacionalizmit. Arti i krijuar në epokën moderne, në fakt, shpesh ka qenë një përpjekje për të gjeneruar nacionalizmit kombëtar ose dashurisë për vendin. . Liria artistike dhe ajo krijuese lejojnë shprehjen e lirë të mendimeve dhe vlerave, duke e bërë artin një mjet thelbësor për përjetësimin e identitetit dhe aspiratave për liri.
Arti i lirisë është akti suprem i krijimit të vetvetes pa korniza, ku mendja fluturon mbi kufizimet e imponuara.Artisti nuk duhet të heqë dorë nga personaliteti i tij, duke e jetuar lirinë si frymëmarrje e vazhdueshme, jo si akt i izoluar. Liria është paleta ku arti ngjyros rebelimin dhe vërtetësinë. Arti dhe liria janë të pandashme, ku arti shërben si një shprehje e fuqishme e rezistencës dhe kultura kombëtare vepron si një mburojë kundër shtypjes
Fridrih Shiler (Friedrich Schiller), në veprën “Mbi edukimin estetik të njeriut”, shprehet se, për ta bërë artin, shpirti duhet ta braktisë realitetin, dhe me guxim të njerëzishëm të ngrihet mbi nevojën dhe nevojshmërinë; sepse arti është bijë e lirisë, dhe nuk duron ta marrë urdhrin nga nevoja e materies, por nga domosdoshmëria e shpirtrave.
Volteri “Dituria është i vetmi burim prej nga rrjedhin dashuria dhe parimet e lirisë njerëzore.
Kur bejme nje paralele ne mes artit te muzikes dhe politikes themi : me muzikat (me frymën muzikale) promovohet psh. humanizmi, paqja, solidariteti, promovohet më e bukura e bukurisë… gjithçka e bukur ndërnjerëzore, promovohet vetë mirëkuptimi humanist. Saherë s’ia dalim me politikat, pothuaj gjithmonë ia dalim me artin e me muzikat.
Arti dhe liria jane komunikimi me universal i cdo artisti, sic thote Kamy” Arti nuk mund të jetë monolog” Kur artisti më i vetmuar dhe më pak i famshëm u bën thirrje pasardhësve, ai thjesht po rikonfirmon thirrjen e tij themelore. Duke e konsideruar të pamundur një dialog me bashkëkohësit e shurdhër ose të pavëmendshëm, ai apelon për një dialog më të gjerë me brezat që do të vijnë.
Arti, në njëfarë kuptimi, është një revoltë kundër çdo gjëje kalimtare dhe të papërfunduar në botë. Rrjedhimisht, synimi i tij i vetëm është t’i japë një formë tjetër realitetit që megjithatë është i detyruar ta ruajë si burim të emocionit të tij. Në këtë drejtim, të gjithë jemi realistë dhe askush nuk është. Arti nuk është as refuzim i plotë dhe as pranim i plotë i asaj që është. Është njëkohësisht refuzim dhe pranim, dhe kjo është arsyeja pse duhet të jetë një ndarje e përtërirë vazhdimisht. Artisti jeton vazhdimisht në një gjendje të tillë paqartësie, i paaftë për të mohuar realen dhe megjithatë përjetësisht i detyruar ta vërë në dyshim atë në aspektet e saj përjetësisht të papërfunduara.

655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2026 09:28

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Fazliu: Brenda VLEN-it ka debat e mospajtime, por nuk ka krizë

”Vlon” të VLEN-i – Bekim Fazliu: Në Likovë jam më i fort se Mexhiti, Fetai, Kasami, Sali dhe Qoku

Arrestimi i gazetarit shqiptar, një shembull i mirë për gazetarët e korruptuar

Se çka ndodhi në Kuvend, tregojnë nga Lëvizja Besa

Al-Khelaifi lavdëron Florentino Perezin: “Lideri më i madh i futbollit europian”

FIFA bën goditjen e madhe: Athletic Club nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj për 3 merkato radhazi

Dhimbje fyti: Si ta lehtësoni dhe parandaloni përkeqësimin

Gjumi: Sa është i rëndësishëm dhe çfarë ndodh kur mungon ose tepron

WhatsApp akuzon Rusinë për përpjekje bllokimi të shërbimit

Tesla do të nisë këtë vit prodhimin masiv të kamionit elektrik Semi

Pakistani lanson satelitin e dytë vendas EO-2 nga Kina

Vendim zyrtar: Endrick pezullohet vetëm për një ndeshje

AC Milan interesohet për Gerard Martín, Barcelona mund të pranojë ofertë prej 30 milionë eurosh

Musk paralajmëron për kolaps financiar të SHBA-së: “Pa inteligjencë artificiale, jemi të mbaruar”

Trump urdhëron Pentagonin të furnizohet me energji nga qymyri, në mbështetje të industrisë

Senati i Meksikës miraton reduktimin e javës së punës në 40 orë

Kina teston me sukses raketën Long March-10 dhe anijen kozmike Mengzhou, hap i madh drejt misionit në Hënë

Mitsotakis refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trump

Dhoma e Përfaqësuesve sfidon Trumpin, bllokohen tarifat ndaj Kanadasë

Zvicra voton më 10 qershor për kufizimin e popullsisë në 10 milionë banorë

655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<