3 maska natyrale për të ndalur rënien e flokëve
Rënia e flokëve është një problem që prek shumë persona dhe shpesh preparatet kozmetike nuk japin efektin e dëshiruar, madje mund të përkeqësojnë situatën. Ekspertët dhe përdoruesit po kthehen gjithnjë e më shumë te trajtimet natyrale, të cilat mund t’i përgatisni lehtë në shtëpi pa shpenzuar shumë para.
Më poshtë janë tre përzierje natyrale kundër rënies së flokëve:
Maska me të verdhën e vezës, rum dhe vaj ricini
- Tundeni të verdhën e vezës derisa të bëhet shkumë, shtoni një lugë të vogël rum dhe një lugë të vogël vaj ricini.
- Aplikojeni në flokë dhe masazhojeni lehtë kokën.
- Rekomandohet që të qëndrojë në kokë të paktën tri orë, ose gjatë gjithë natës.
- Shpëlani me ujë ku keni shtuar pak lëng limoni.
- Përsëriteni një herë në javë derisa të vini re përmirësim.
Tinktura me hith dhe vaj ricini
- Hidhni 100 gr rrënjë hithi në një litër alkool 70% dhe lëreni për shtatë ditë.
- Kullojeni dhe shtoni disa pika vaj ricini.
- Masazhojini rrënjët e flokëve çdo ditë me këtë përzierje.
Ilaç natyral me hith dhe uthull molle
- Ziejini 100 gr hithra në gjysmë litër ujë për 20 minuta.
- Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për tetë orë.
- Kullojeni dhe shtoni pak uthull molle.
- Masazhojini rrënjët çdo natë me këtë maskë.
Këto trajtime natyrale ndihmojnë për të forcuar flokët dhe për të parandaluar rënien e tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive, pa përdorur kimikate të dëmshme.
Flaka
















