3 zakone të përditshme që mund të përmirësojnë tretjen dhe të ulin sheqerin në gjak
Shëndeti i sistemit tretës konsiderohet një nga shtyllat kryesore të mirëqenies së përgjithshme të njeriut. Sipas disa të dhënave të referuara nga studime ndërkombëtare, një përqindje e madhe e popullsisë përjeton shqetësime të ndryshme në traktin tretës, duke ndikuar në energjinë, imunitetin dhe gjendjen emocionale.
Ekspertët theksojnë se përmirësimi i tretjes lidhet ngushtë me disa zakone të thjeshta të përditshme, të cilat mund të ndikojnë edhe në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Një nga gabimet më të zakonshme është ngrënia e shpejtë ose konsumimi i ushqimit gjatë gjendjes së stresit dhe nervozizmit. Në këto situata aktivizohet sistemi nervor “lufto ose ik”, i cili ngadalëson proceset normale të tretjes dhe ndikon negativisht në përthithjen e ushqimit.
Një tjetër zakon i dëmshëm është shtrirja menjëherë pas ngrënies, veçanërisht në krahun e djathtë, gjë që mund të ndikojë në procesin natyral të zbrazjes së lukthit dhe tretjes së ushqimit.
Po ashtu, qëndrimi i gjatë pa lëvizje pas vakteve mund të ketë ndikim negativ në metabolizëm. Studiuesit sugjerojnë se një ecje e lehtë prej rreth 10–15 minutash pas ngrënies mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes dhe në parandalimin e rritjeve të menjëhershme të glukozës në gjak.
Në përgjithësi, ndryshimet e vogla në stilin e jetesës mund të kenë ndikim të madh në shëndetin e sistemit tretës dhe në mirëqenien afatgjatë të organizmit.
Flaka
















