5 ushqime të pasura me kalcium që mund t’i konsumoni në vend të qumështit
Kalciumi është një nga mineralet më të rëndësishme për organizmin, pasi luan rol kryesor në forcimin e kockave dhe dhëmbëve, por gjithashtu ndihmon në funksionimin e muskujve, nervave dhe procesin e mpiksjes së gjakut.
Shumë njerëz mendojnë se një gotë qumësht është mënyra e vetme për të marrë sasinë e nevojshme ditore të kalciumit, por ekspertët theksojnë se ekzistojnë edhe shumë ushqime të tjera të pasura me këtë mineral.
Sasia e rekomanduar ditore ndryshon sipas moshës. Personat nga 19 deri në 50 vjeç kanë nevojë për rreth 1.000 mg kalcium në ditë, ndërsa adoleshentët nga 9 deri në 18 vjeç kanë nevojë për rreth 1.300 mg. Për personat mbi 50 vjeç rekomandohen rreth 1.200 mg kalcium në ditë.
Përveç qumështit, disa nga ushqimet më të mira për të plotësuar nevojat për kalcium janë:
Lakra Kale – një ushqim i pasur me minerale dhe antioksidantë, që ndihmon në shëndetin e kockave.
Spinaqi – një burim i mirë i kalciumit dhe vitaminave të rëndësishme për organizmin.
Perimet me gjethe të gjelbra – ndihmojnë në forcimin e kockave dhe përmbajnë edhe lëndë të tjera ushqyese.
Farat e susamit – një alternativë e shkëlqyer për marrjen e kalciumit, sidomos për personat që nuk konsumojnë bulmet.
Kosi organik – një burim i pasur me kalcium dhe fosfor, minerale të rëndësishme për kockat dhe dhëmbët.
Për personat që janë intolerantë ndaj laktozës, veganët dhe vegjetarianët, këto ushqime mund të jenë një mënyrë e mirë për të siguruar marrjen e mjaftueshme të kalciumit pa u mbështetur vetëm te qumështi.
Flaka
















