7 arsyet pse duhet të konsumoni më shumë qershi
Qershitë, shpesh të konsideruara si “ilaç natyral nga pema”, janë jo vetëm një ëmbëlsirë e preferuar e verës, por edhe burim i pasur për shëndetin. Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë konsum të rregullt të qershive për të përfituar nga vetitë e tyre të shumta.
Përfitimet kryesore të qershive për shëndetin:
Mbrojnë zemrën – Të pasura me kalium, zink, hekur, mangan dhe bakër, qershitë ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut dhe funksionin e zemrës.
Veti anti-inflamatore – Antioksidues si polifenole, vitamina C dhe E, dhe beta-karoten ndihmojnë kundër dhimbjeve në kyçe dhe artritit. Sipas ekspertëve, 20 qershi në ditë mund të kenë efekt më të fortë se një tabletë aspirinë.
Përmirësojnë tretjen – Acidet natyrale dhe sheqernat frutore stimulojnë lukthin, zorrët dhe pankreasin, ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe pastrimin e veshkave.
Parandalojnë kancerin dhe mbrojnë qelizat – Antioksidantët si luteina, zea-xanthine dhe beta-karoteni luftojnë radikalet e lira dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe plakjes së qelizave.
Bukuri dhe kundër plakjes – Përmbajnë antocianidine që forcojnë indet lidhëse, stimulojnë prodhimin e kolagjenit, parandalojnë rrudhat dhe celulitin.
Përmirësojnë disponimin dhe gjumin – Antioksidanti melatonin ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, përmirësimin e gjumit dhe ruajtjen e bioritmit. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i lëngut të qershive mund të shtojë mesatarisht 85 minuta gjumë natën.
Ndihmojnë në humbjen e peshës – Qershitë janë të ulëta në kalori dhe yndyrë, përmbajnë fibra dhe pektin që krijojnë ndjenjën e ngopjes dhe ndihmojnë në reduktimin e yndyrës trupore dhe nivelit të sheqerit në gjak.
Kështu, qershitë janë një ushqim i shëndetshëm dhe natyral që mund të përfshihet në dietën e përditshme për energji, bukuri dhe shëndet të mirë.
Flaka
















