7 përfitimet surprizuese të dushit të ftohtë në mëngjes
Dushi me ujë të ftohtë në mëngjes mund të duket si një sfidë e madhe për shumicën e njerëzve, por ekspertët shëndetësorë theksojnë se ky ritual i thjeshtë ka përfitime të shumta për trupin dhe shëndetin tuaj. Nëse nuk jeni mësuar me ujë të ftohtë, mund ta reduktoni gradualisht temperaturën e ujit dhe të adaptoheni me këtë praktikë natyrale.
Sipas artikullit të Ekonomia Online, 7 efektet pozitive që përfiton organizmi nga dushi me ujë të ftohtë janë:
Përshpejton metabolizmin – Ulja e temperaturës së trupit bën që organizmi të konsumojë më shumë energji për t’u ngrohur, duke ndihmuar në djegien e kalorive.
Rregullon temperaturën e trupit – Aktivizon funksione natyrale për të ekuilibruar temperaturën, veçanërisht të dobishme për personat me hipotiroizëm.
Eliminon lëngjet e tepërta – Aktivizon qarkullimin dhe drenazhin limfatik, duke reduktuar fryrjen dhe inflamacionin në trup.
Përmirëson lëkurën – Ka efekt ‘lifting’, largon qelizat e vdekura dhe ndihmon në parandalimin e strijave dhe celulitit.
Flokë më të shndritshëm – Shëndeti i flokëve përmirësohet, duke reduktuar rënien dhe duke dhënë shkëlqim natyral.
Aktivizon qarkullimin – Rrit frekuencën kardiake dhe kontraksionin e muskujve, duke përmirësuar qarkullimin në gjithë trupin.
Rrit mbrojtjen imunitare – Përmirëson funksionin e sistemit limfatik dhe mbrojtjet natyrale të trupit.
Këshilla praktike: Filloni nga këmbët dhe ngjituni gradualisht drejt qafës dhe fytyrës, duke evituar kokën për fillim. Dushi i ftohtë mund të zgjasë nga 30 sekonda deri në një minutë, dhe ndryshimi nga uji i nxehtë duhet bërë gradualisht.
Ky ritual i thjeshtë dhe ekonomik është një mënyrë natyrale për të përmirësuar shëndetin dhe energjinë gjatë gjithë ditës.
Flaka
















