Letra emocionuese e Salah për tifozët: Liverpool do të jetë gjithmonë shtëpia ime
Ylli egjiptian Mohamed Salah ka njoftuar zyrtarisht tifozët e Liverpool për largimin e tij në fund të sezonit, duke i falënderuar për mbështetjen gjatë gjithë kohës që ka qëndruar te klubi.
Në një letër emocionuese drejtuar fansave, Salah shkruan: “Ditët kanë ardhur… do të largohem nga Liverpool. Nuk e kam imagjinuar kurrë që ky klub, kjo qytet dhe ky popull të bëhej pjesë e jetës sime… Liverpool nuk është thjesht një klub futbolli, është pasion, histori dhe shpirt.”
Sulmuesi i njohur rikujton trofetë e fituar dhe momentet e vështira që ka kaluar me skuadrën: “Fituam trofetë më të rëndësishëm dhe luftuam bashkë në kohët më të vështira. Falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj, sidomos shokët e skuadrës dhe tifozët që e bënë çdo javë të veçantë.”
Ai shton se mbështetja e tifozëve do të mbetet me të përjetë: “Nuk kam fjalë të mjaftueshme për mbështetjen tuaj. Kjo është diçka që nuk do ta harroj kurrë dhe do ta marr me vete përgjithmonë.”
Salah përfundon me një mesazh të fortë dhe emocional: “Do të jem gjithmonë një prej jush! Ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia ime, për mua dhe familjen time. Faleminderit. Për shkak të jush, nuk do të ec kurrë vetëm.”
Flaka
















